Rama: U mboll 35% më pak kanabis, lufta vazhdon

09/10/2016 00:00

Në komunikim e kësaj javë, kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për raportin e “Guardia Di Finanza”, i cili theksonte se në Shqipëri është bërë një punë e mirë për asgjësimin e parcelave me kanabis. Rama tha se këtë vit pati një forcë më të madhe reaguese të Policisë së Shtetit dhe këtë e tregojnë shifrat.

“Këtë vit u kryen më shumë fluturime se çdo herë dhe sipas raportit të monitorimit pati një rritje të forcës reaguese të Policisë së Shtetit. 99.8 për qind e parcelave u shkatërruan. Nuk e themi ne, por  e raporton Guardia Di Finazia.

Këtë vit  u mboll 35% më pak se në vitin e fundit të qeverisë së vjetër dhe u shkatërruan 92% më shumë sesa në vitin më të suksesshëm të qeverisë së vjetër në 2013.

Sipas Guardias fara e përdorur këtë vit rritet më shpejt, kjo ka bërë që sasi e prodhimit të jetë 6 herë më e ulët, edhe pse sipërfaqja ka qenë më e madhe se viti i kaluar.

Shifra thotë se fitoi më bindshëm se çdo vit Policia e Shtetit. Këtë vit u mboll 35 për qind më pak se në qeverinë e vjetër. Duhet të jemi krenar për punën. Ndërkohë vijon lufta kundër fakteve, e cila drejtohet nga Sali Berisha dhe vazhdon me të tjerët. PD jep shifra të falsifikuara, me fotomontazhe. Qentë le të lehin, karvani do ecë përpara”, theksoi Rama.

Top Channel