Debati Trump-Clinton, rivalët përgatiten për duelin e raundit të dytë

09/10/2016 00:00

“90 minutat” e debatit të së dielës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë beteja e Donald Trump për të shpëtuar fushatën e tij presidenciale. I kritikuar më ashpër se kurrë, madje edhe nga vet bashkëshortja e kandidati për zëvendëspresident, Trump  do të përballet me demokraten Hillary Clinton, e cila gëzon edhe përparësinë e fitores në debatin e parë.

Nën presionin e zërave që kërkojë zëvendësimin e tij, të gjithë presin se çfarë do të thotë ai në debatin e dytë për komentet vulgare, edhe pse gjatë fundjavës ka deklaruar se nuk do të tërhiqet.

Pasi kërkoi falje, Trumpit i duhet t’u përgjigjet pyetjeve në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Nga ana tjetër, a do të deklarojë ai diçka për Bill Clintonin, siç paralajmëroi në debatin e kaluar?

Ndërkohë Hillari Clinton, e cila ka ruajtur një profil të ulët gjatë fundjavës, do të ketë mundësinë e parë për të folur rreth komenteve të Trumpit mbi gratë. Javët e fundit, në fakt, deklaratat e tij për femrat janë kthyer në një bosht strategjik të fushatës së Clintonit.

Edhe asaj ndoshta do t’i duhet të flasë për Billin, të japë llogari për çështjen e fjalimeve të postuara nga “Wikileaks”. Clinton dhe Trump do të përballen në Universitetin e “Saint Lewis” në Missouri, në një format debati, ku gjysmat e pyetjeve do të vijnë nga audienca, të gjithë votues të pavendosur, ndërsa të tjerat do të hartohen mbi bazën e interesit publik.

Top Channel