“Takimet muzikore të dy botëve”

07/10/2016 00:00

Dikur ishte kitarist i grupit te famshem Ritfolk, shumë i dashur për të rinjtë e etur për muzikën moderne, atë që dëgjohej përtej kufijve.

Pas shumë vitesh, Enris Qinami rikthehet në kryeqytet për të risjellë muzikë, por këtë herë fetare, atë që ai zbuloi para 15 vitesh në Paris.

“Kur jetoja në Shqipëri rryma Pop dhe rryma Rock kanë qenë shumë në modë dhe të gjithë kishim dëshirë që të bënim diçka të re për Shqipërinë. Në atë moshë, 17-18 vjeç kam patur fatin të bashkëpunoj me shumë artistë të mirë, me grupin Ritfolk. Fakti që shkova në Francë në vitin 2001 më largoi dhe më izoloi me shumë artistë miq të mi. Deri diku, në këtë qytet kaq të madh rigjeta vetveten në një kërkim shumë personal dhe shumë shpirtëror”, rrëfen Ernisi.

‘Nefes’ për bektashinjtë do të thotë frymë, muzikë shpirtërore.

“Bektashianët kanë një muzikë shumë të veçantë, që është shpirtërore, lavde për Perëndinë, që pak njihet në Shqipëri dhe pak kultivohet”, thotë ai.

“Takimet muzikore të dy botëve” ishte ngjarja muzikore që bindi kitaristin të vizitonte Tiranën, një event i veçantë, ku për herë të parë u ndërthur muzika e traditës katolike, ortodokse, bektashiane dhe myslimane, që për Enrisin te muzika është një, e çfarëdolloj natyre qoftë ajo.

“Nuk ka kontradiktë, qoftë nga muzika pop, qoftë nga muzika klasike. Muzika është një dhe e vetmja rrymë që bashkon atë është dashuria për muzikën”, shpreher Ernisi.

Top Channel