A do rikthehet Tony Blair?

07/10/2016 00:00

Në një intervistë për revistën “Esquire”, pyetjes nëse do t’i rikthehej politikës Tony Blair ia ka lënë përgjigjen të hapur.

Por përse një ish-kryeministër, i cili ka qëndruar jashtë jetës publike britanike për gati 10 vite,  joshet tani nga ideja për t’u rikthyer sërish aktiv në politikë në Mbretërinë e Bashkuar?  Gjendja kaotike brenda strukturave të Partisë Laburiste, të cilën ai e ka udhëhequr deri në vitin 2007, mund të jetë njëra nga përgjigjet.

63-vjeçari njihet si reformatori më i shquar i laburistëve, i cili e transformoi partinë nga ajo cka përfaqësonte në vitet ’90, madje duke fituar zgjedhjet 3 herë.  Blair, ka qenë kritik i vazhdueshme ndaj udhëheqjes së “partisë së zemrës” nga  Jeremy Corbyn.

Ish-kryeministri ka cilësuar si tragjedi, faktin se votuesit britanike gjenden midis dy zgjedhjeve ekstreme për ta, nga njëra anë qeveria konservative që po përjeton një situatë të vështirë Brexit dhe nga ana tjetër një partie ultra të majtë laburiste, siç e ka cilësuar ai.

Tony Blair bën thirrje se në Angli duhet të rikthehen ata që do të balancojnë politikën. Një tjetër opsion për rikthimin e tij të mundshëm në politikë, është se Britania e Madhe ka një rrugë të vështirë për të kaluar deri në shkëputjen nga Europa, por edhe pas marsit të vitit 2019.

Tony Blair mbetet një figurë e dashur për britanikët, një lider revolucionar, por njëkohësisht edhe shumë i sulmuar, jo vetëm për pasurinë e madhe. E cilësuar si “Marrëveshja e përgjakshme e Irakut”, ka rënduar mbi karrierën e tij.

Një dokument i publikuar një vit më parë, tregonte se George Bush dhe Tony Blair kishin firmosur për luftën në Irak, një vit përpara pushtimit të tij. Ai dokumenton aprovimin e  Tony Blair për ofensivën  ushtarake në Irak, ndërkohë që nga ana tjetër ish-kryeministri trumbetonte për zgjidhje politike dhe diplomatike.

Top Channel