Tenton t’i japë ryshfet punonjësit të policisë, arrestohet

06/10/2016 00:00

Ka tentuar t’i japë ryshfet punonjësit të policisë për t’i shpëtuar masës ndëshkuese, por ka përfunduar në pranga.

Shtetasi Shpëtim Zeqaj, 33 vjeç, është ndaluar pranë fshatit Xhyherinë të Vlorës, pasi kërkesës së agjentëve për të nxjerrë dokumentet i është përgjigjur duke ofruar një kartmonedhë prej 500 lekë.

Menjëherë agjentët i kanë vënë prangat nën akuzën e “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “mosbindje ndaj urdhërit të policisë”.

Top Channel