Gjendet një fëmijë i humbur në Durrës

03/10/2016 00:00

Një fëmijë rreth 5 vjeç është gjetur nga policia e Durrësit rreth orës 17:00 të së hënës në vendin e quajtur “Rrota e Kuqe”.

Policia bën të ditur se fëmijë është i seksit mashkull me flokë të zeza, ka të veshura një bluzë ngjyrë të bardhë me viza gri,  pantallona sportive ngjyrë blu me vizë të bardhë anash dhe atlete të bardha.

Sipas policisë, fëmija quhet Rogert, por nuk shprehet qartë.

Policia bën thirrje që çdokush që ka një informacion të vlefshëm për rastin është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217.

Top Channel