Shpërthim në oborrin e një banese në Kamëz

02/10/2016 00:00

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së dielës në oborrin e një banese në Kamëz.

Fatmirësisht, nga shpërthimi në rrugën “Athina”, në banesën e shtetases me iniciale D.S., nuk pati persona të lënduar.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:25 pas mesnate, ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin.

Nga hetimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një mesazh kërcënues, nisur nga sasia e vogël e vendosur pranë portës së jashtme të banesës private.

Top Channel