Një nga vlerat e qytetit muze të Beratit është dhe kulinaria. Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Qendra Kombëtare e Muzeumeve ka sjelle një aktivitet kushtuar kulinarisë.

“Parfumi dhe fantazia e gatimeve të kuzhinës së trashëguara në breza”, është titulluar eventi që ka ardhur nëpërmjet gatimeve të mjeshtrit të kulinarisë Josif Miho dhe shfaqjes së dokumentarit “Arti në kulinarinë Ilire,”. 

Gatimet tradicionale të pregatitura nga nxënësit e shkollës Profesionale “Kristo Isak” dhe Qendrës Profesionale “Leta”, nën drejtimin e mjeshtrit Miho u servirën për të pranishmit në mjediset e Muzeut Etnografik.

Shija e gatimeve tradicionale u ekspozua  bukur me mjediset e  Muzeut Etnografik.

Top Channel