Denoncimi i “Fiks Fare”, AKU shkarkon dy inspektorët

30/09/2016 00:00

Pas transmetimit në “Fiks Fare” ku merrnin para për të mos gjobitur shkarkohen nga puna dy inspektorë të Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Janë shkarkuar nga detyra dy inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, Etrit Berisha dhe Indrit Korbi. Pas ngritjes së Komisionit të Disiplinës, fillimisht është marrë masa pezullim nga detyra dhe më pas ky Komision, ka vendosur lirimin nga Shërbimi Civil, për rrjedhojë pushimin nga puna.

Dy inspektorët janë filmuar teksa bisedonin me një tregtar peshku, të cilit i kanë marrë 20 mijë lek, për të mos e gjobitur, duke shpërdoruar detyrën në mënyrë flagrante.

Të dy ketë inspektorë akuzohen për shkelje të rënda, përfitimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të të dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës, shkelje të cilat kanë sjellë pasoja shumë të rënda në uljen e imazhit të institucionit.

Top Channel