Clinton shton mbështetësit, pro saj edhe figura qendrore të republikanëve

29/09/2016 00:00

Nuk dihet nëse ishte dominanca e saj në debatin e parë presidencial ndaj Donald Trump, ajo që po i jep akoma avantazh Hillary Clinton. Kandidatja demokrate ka marrë një tjetër mbështetje nga një figure qendrore republikane, dhe ai është John Ëarner, pesë herë i përzgjedhur si senator i Virxhinias.

Ish-Sekretarja e Shtetit mori edhe mbështetjen publike edhe të gazetës “Republika e Arizonës”, hera e parë që vota e tyre i shkon një kandidati demokrat, që nga themelimi në vitin 1890.

Po ashtu edhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, nuk e kurseu fjalimin e saj për të frymëzuar sa më shumë njerëz që të mbështesin Hillary Clinton.

Sa i përket miliarderit Trump, Michelle Obama tha se SHBA ka nevojë për një njeri të rritur të jetë në krye të vendit. Por ky i fundit , preferoi të flasë me shifra dhe jo me fjalë. Kandidati republikan thotë se debati i së hënës ka çuar në mbledhjen e fondeve rekord për fushatën e tij.

Plot 18 milionë dollarë tha Trump se ka mbledhur pas performances së shkëlqyer sipas tij kundër Hillary Clinton. Përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit, rivalët e mëdhenj do të përballen edhe dy herë të tjera në televizion në datat 9 dhe 19 tetor.

Por se kush e fitoi debatin e parë, pritet ta tregojnë sondazhet në ditët në vijim, edhe pse këto që janë publikuar deri tani tregojnë më tepër epërsi të Hillary Clinton.

Top Channel