Raporti për zgjedhjet e Dibrës. Vëzhguesit Vendorë: Votimet, me probleme

27/09/2016 00:00

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë paraqiti sot konkluzionet për procesin zgjedhor në Dibër.

Në deklaratën përfundimtare thuhet se procesi kishte probleme.

“Në trajektoren e akuzave për blerje vote u përfshi edhe procesi zgjedhor i Bashkisë Dibër. Reagimi institucional nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit ishte i ulët. Procesi zgjedhor në Dibër nisi me një rast shpërdorimi detyre nga kryetari i bashkisë. Zgjedhjet e pjesshme në Dibër ishin një proces i radhës, por nuk ishin pjesë e një përvoje të standardeve dhe aspiratave demokratike, që qytetarët shqiptarë meritojnë”, tha përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Top Channel