Nishani, homazhe në Memorialin e 11 Shtatorit

27/09/2016 00:00

Presidenti Bujar Nishani, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara kreu homazhe në Memorialin e Pentagonit, pikërisht në vendin ku vazhdimisht nderohen dhe përkujtohen 184 viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 dhe familjet e tyre.

Kreu i shtetit shqiptar u prit dhe u shoqërua në Departamentin e Mbrojtjes nga zyrtari i lartë Michael Carpenter, i cili mbulon edhe bashkëpunimin ushtarak dypalësh mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Pasi vendosi një kurorë me lule në Memorialin e Pentagonit, “Në nder të burrave dhe grave që humbën jetën më 11 shtator 2001, duke u sakrifikuar për liri”, presidenti Nishani shprehu respektin duke lënë një shënim prekës në Librin e Ngushëllimeve.

Top Channel