Tiranë, alarmi i rremë për bombë vë në lëvizje policinë

21/09/2016 00:00

Një alarm për lëndë eksplozivi në një automjet pranë Drejtorisë së Patentave, në Tiranë, ka vënë në lëvizje policinë kryeqytetase.

Denoncimi u bë nga pronari i automjetit, shtetasi me inicialet E.B, i cili raportoi për një pako të dyshimtë poshtë automjetit të tij.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë dërguar forcat xheniere, të cilat bënë verifikimet, pas të cilave ka rezultar se alarmi ka qenë i rremë.

Top Channel