Në pika të ndryshme të qendrës historike të Mostarit, në Bosnje, janë shfaqur këtë të mërkurë parulla kundër mbajtjes së burkës, njëra prej të cilave ishte dhe më radikalja, “F*** off”.

Bëhet fjalë për një referim të qartë ndaj turistëve nga vendet arabe, sidomos nga Bahreini, Omani dhe Emiratet, numri i të cilëve këtë vit në Bosnje u rrit me 200 për qind.

Sipas portalit Klix.ba, shumica e popullsisë së Mostarit, edhe pse i ka cilësuar parullat si “çnjerëzore”, është kundër paraqitjes dhe sjelljes së turistëve arabë, të cilët luten në ambjente të hapura, përfshirë parqet e qytetit.

Veprime këto që shihen si të qëllimshme dhe si sfiduese në Bosnje, ku njerëzit luten vetëm në xhami, ose në shtëpitë e tyre dhe ku gratë myslimane mbajnë vetëm hixhab, ose velon që lë fytyrën zbuluar.

Top Channel