5 mln lekë ndihmë financiare familjes së efektivit të vrarë

14/09/2016 00:00

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për dhënien e një ndihme prej 5 milionë lëkë familjes së efektivit të FNSH, Adrian Halil Kodra, i vrarë në krye të detyrës.

Sipas një njoftimi për shtyp të Kryeministrisë, ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Për këtë arsye janë ngarkuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave për zbatimin e këtij vendimi, që hyn në fuqi menjëherë.

Top Channel