Liqeni i llavës në majën e vullkanit “Kilauea” të Hawaiit është i dukshëm për të parën herë që prej majit të vitit 2015.

Videoja e publikuar nga Instituti Gjeologjik Amerikan tregon sesi llava shpërthen mbi krater, ndërsa shkencëtarët nuk dinë ta shpjegojnë përse ajo ka mbërritur lartësinë aktuale.

Pamja e ofruar nga materiali i zjarrtë është spektakolar, sidomos natën për “shoë”-n e ngjyrave që të ofron, i cili mund të shihet nga muzeu “Jaggar” në Parkun Kombëtar të vullkaneve në Hawaii.

“Kilauea” ka shpërthyer vazhdimisht që prej 1983-shit. Ai është një prej vullkaneve më aktivë të botës dhe aktualisht ka pasur shpërthime në dy pika: një krater në majë dhe një tjetër në shpatin e vet lindor.

Llava e tij ka nisur të rrëshqasë në oqean, e sipas dëshmitarëve okularë, pas shpërthimit ajo është zhvendosur me 0.8 km në më pak se 24 orë.

Top Channel