Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë, duke ngritur gishtin e akuzës ndaj asaj që e quajti “aleancë e krimit me politikën” në zgjedhjet lokale në Dibër. Duke folur në homazhet për 18-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kreu i demokratëve tha se PD është në betejë me këtë aleancë.

“E sotmja është një ditë e zezë për politikën shqiptare. Është dita kur politika dhe krimi u bënë njësh sepse politika në aleancë me krimin u kthye në politikë në shërbim të krimit. Politika në shërbim të krimit prodhoi traumën e madhe kombëtare, sulmin e madh ndaj vlerave themelore të demokracisë dhe shtetit ligjor, zhytjen e Shqipërisë në kriminalitet, pasiguri dhe vrasje të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Ndaj e sotmja është po kështu një ditë apeli për çdo shqiptar pavarësisht bindjeve politike që të mos pajtohemi me politikën e inkriminuar, të mos pajtohemi me inkriminimin e politikës, për demokratët e në veçanti për rininë demokrate, e sotmja është një ditë kushtrimi”, deklaroi Basha.

Të pranishëm në homazhet e zhvilluara iishte edhe ish-kryeministri Berisha, si dhe figura të tjera të kësaj partie.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel