Edhe pak kuti për të numëruar, Rama drejt fitores

12/09/2016 00:00

Procesi i numërimit të votave në Dibër është drejt përfundimit dhe kandidatin e së majtës, Muharem Rama e ndan vetëm zyrtarizimi nga fitorja e zgjedhjeve.

Kanë mbetur edhe pak kuti për të numëruar Rama kryeson ndaj rivalit të Partisë Demokratike me rreth 4 mijë vota avantazh.

Përgjithësisht, procesi i numërimit nuk ka patur probleme, përveç një rasti kur KZAZ ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për të nxjerrë jashtë sallës së numërimit personat e paautorizuar.

Numërimi është mbyllur plotësisht në 7 njësi administrative dhe vijon numërimi në njësitë Kastriot, Lurë, Muhurri, Sllovë, Zallë-Dardhë dhe Zall-Reç.

Në KZAZ janë të pranishëm nga PD deputetët Ristani e Strazimiri, ndërsa Aldo Bumçi është larguar.

Procesi rifilloi rreth orës 10:45, me një seri ndryshimesh në radhët e anëtarëve të grupeve, të cilët iu nënshtruan trajnimit që në orët e para të mëngjesit.

Top Channel