Dibër, numërohen 104 qendra votimi; Muharem Rama drejt fitores

12/09/2016 00:00

Në Dibër vijon procesi i numërimit të votave. Deri tani janë numëruar 104 qendra votimi nga 118 gjithësej, të cilat i japin avantazh kandidatit socialist.

Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 16.849 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 12.988, me një diferencë prej 3.861 votash.

Konkretisht, numërimi është mbyllur në 7 njësi administrative, në të cilat kryeson ndjeshëm kandidati i mazhorancës, ndërsa kanë mbetur ende pa u numëruar këto njësi administrative: Kastriot, Lurë, Muhurri dhe Sllovë.

Në KZAZ janë të pranishëm nga PD deputetët Arben Ristani dhe Gent Strazimiri, ndërsa Aldo Bumçi është larguar.

Numërimi rifilloi këtë të hënë rreth orës 10:45, me një seri ndryshimesh në radhët e anëtarëve të grupeve, të cilët iu nënshtruan trajnimit që në orët e para të mëngjesit.

Top Channel