Dibër, KQZ: Përmirësohet situata në qendrat e votimit

10/09/2016 00:00

KQZ njoftoi në orën 16:00 të kësaj të shtune se ka pasur një përmirësim të situatës parazgjedhore në Dibër, me vetëm 68 qendra votimi që nuk kianë tërhequr materialet.

Por, pavarësisht përmirësimit të situatës, KQZ shtoi se afati ligjor nuk është arritur të respektohet, çka do të ndikojë në të gjitha procedurat e tjera lidhur me përgatitjen dhe organizimin e qendrave të votimit.

Deri në orën 14:00, vetëm 17 Komisone të Qendrave të Votimit kishin tërhequr materialet zgjedhore. Zëdhënësja e KQZ, në një dalje për mediat i bëri thirrje partive politike që të mos vononin procesin.

Top Channel