Debati për Europën, Rama në Slloveni: Shqipëria asnjë dyshim për BE

06/09/2016 00:00

Kriza e refugjatëve konsiderohet se e ka vendosur në një udhëkryq bllokun europian për të thelluar bashkëpunimin 50 vjeçar apo për t’iu kthyer politikave të veçanta kombëtare. Shqipëria nuk është e prekur nga kriza e refugjateve dhe as nuk është në rrugën e kalimit të tyre për në Europe dhe për Kryeministrin Edi Rama ngritja e mureve nga disa vende të Bashkimit Europian është e gabuar.

“Ku janë vlerat europiane këtu? Çfarë kuptimi ka e gjithë kjo? Dhe ata mendojnë në mënyrë të gabuar se duke i mbajtur jashtë kufijve të tyre, nuk do të preken. E kundërta është e vërtetë”, u shpreh Rama. 

Zërat për braktisjen e projektit europian, Kryeministri i cilësoi si mungesë vizioni mbi botën e sotme. Ndërsa përsa i përket Shqipërisë, nuk ka asnjë dyshim dhe nuk ka nevojë as për referendum.

“Është si të bësh një referendum në lidhje me faktin nëse duam të jetojmë në histori, apo të dalim nga historia”, tha Rama.

Top Channel