Koka, kritika bashkive për problemin e mbetjeve

06/09/2015 00:00

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kritikuar bashkitë në shkallë vendi në lidhje me problemin e mbetjeve, problem që në Durrës po bëhet gjithnjë e më shqetësues.

“61 bashkitë e vendit duhet të prezantojnë projekte pranë qeverisë qendrore. Fatkeqësisht me  Bashkinë e Durrësit kjo nuk ka ndodhur. Bashkëpunimi nuk ekziston”, ka thënë Koka.

Ai ka theksuar se, “qytetarët durrsakë kanë nevojë për një klimë më optimiste” dhe se “situata aktuale në këtë qytet nuk është ajo që dëshirojnë”.

“Me bashkitë që kanë dashur bashkëpunim, ne si qeveri qendrore kemi bërë punë shumë të mira dhe po vijojmë të bëjmë”, ka thënë Koka.

Top Channel