Aksione në Kukës e Vlorë, asgjësohen 11.700 bimë narkotike

03/09/2016 00:00

Agjentë të komisariatit të Kukësit, në kuadër të operacioneve për kontrollin e territorit kanë gjetur rreth 2.700 bimë narkotike.

Sipas një njoftimi për shtyp, bimët janë gjetur të kultivuara në dy parcela, në fshatin Shëmri, në vendet e njohura si Përroi i Leprejve dhe Qafa e Mollës.

Agjentët i kanë asgjësuar bimët narkotike me anë të zjarrit, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin e kultivuesve, shtojnë burimet.

Ndërkohë, në një aksion të ngjashëm policia në Vlorë ka asgjësuar 36 parcela me rreth 9.000 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol, Aliban, Trevllazër, Kuç, Vezhdanisht, Karroq e Konispol dhe u asgjësuan me anë të zjarrit.

Edhe për këtë rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel