Yjet shqiptare do të jenë bashkë në Vatikan, në vigjilje të kanonizimit të Nënë Terezës. Sopranoja Inva Mula do të interpretojë “Ave Maria” të Schubert. “Thais Meditation” i Massenet do të vijë nën tingujt e violinës së Shkëlzen Dolit.

“Panis Angelicus” do të interpretohet nga sopranoja Ermonela Jaho.  “Fjalët e Qiririt”, të Limos Dizdarit, do të vijnë nga tenori Ramë Lahaj. Të pranishëm aty do të jenë edhe Lorik Cana për të recituar vargje të Nënë Terezës, e po ashtu Majlinda Kelmendi, Gëzim Myshketa, Lum Veseli, Andi Bajgora.

“What Child is This”, një ndër simbolet më të famshme të Krishlindjeve, do të interpretohet nga këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora, nën orkestrimin e Shpëtim Saraçit.

Finalizimi do të jetë me himnin e madh të kompozitorit Genc Tukiçi, të titulluar “Vals hyjnor”, me vet vargje të murgeshës së të varfërve gjatë një udhëtimi nga Irlanda në Kalkutë.

Nën produksionin e Diana Toskës, koncerti i madh i 3 shtatorit në Bazilikën papale të Shën Palit mbështetet mediatikisht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Top Channel. Si një moment i rëndësishëm për kombin tonë, shumë prej të pranishmëve nuk kanë ngurruar të shprehin kënaqësinë e pjesëmarrjes edhe në profilet e tyre sociale.

Top Channel