Faturat e Strasburgut, qeveria, 22 milionë euro për pronarët

01/09/2016 00:00

Ministria e Financave do të ekzekutojë vendimet e Gjykatës së Strasburgut, e cila detyron qeverinë shqiptare që t’u japë pronarëve që kanë fituar gjyqet kundër Shqipërisë plot 22 milionë euro.

Janë 4 çështje të rëndësishme, të cilat janë fituar në Gjykatën e Strasburgut: çështja “Alicka”, “Karagjozi”, “Rista”, “Halimi” dhe “Sharra”.

Pjesa e ‘luanit’ i takon çështjes “Rista” për të cilën qeveria do të duhet të disbursojë plot 10.7 milionë euro.

Për 21 pronarë, të grupuar në çështjen “Karagjozi e të tjerë kundër Shqipërisë” qeveria duhet të disbursojë 5.9 milionë euro, për çështjen “Alicka” 5.1 milionë e “Halimi” 755 mijë euro.

ÇËSHTJET E FITUARA NË STRASBURG

Rista  – 10.7 milionë euro
Karagjozi – 5.9 milionë euro
Aliçka – 5.1 milionë euro
Halimi e të tjerë – 755150 euro

Top Channel