Korçë, qëllohet me armë një 39-vjeçar pas një konflikti

01/09/2016 00:00

Një konflikt mes dy personave në Korçë ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Sipas policisë, në konflikt një person i identifikuar si shtetasi Endri Dervishi ka qëlluar nga automjeti i tij në drejtim të 39-vjeçarit Mondi Firaj nga Drenova e Korçës, por plumbat nuk e kanë kapur.

Atentatori është larguar me shpejtësi me mjetin e tij dhe në ikje e sipër ka shkaktuar edhe një aksident, por vetëm me pasoja materiale.

Të dy personat edhe atentatori edhe shënjestra janë shoqëruar nga policia.

Top Channel