Fier, asgjësohen 1880 bimë kanabis

30/08/2016 00:00

Policia e Fierit ka njoftuar se ka asgjësuar në zona të ndryshme rreth 1880 bimë narkotike kanabis sativa.

Në vendin e quajtur Pylli i lumit, në fshatin Adë, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 1520 bimë; në vendin e quajtur “Çezma”, në fshatin Drenovë të Mallakastrës, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 15 bimë.

Në vendin e quajtur “Përroi i Madh” në fshatin Drenovë u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 270 bimë kanabis.

Në kufirin ndarës të fshatrave Luar dhe Mbërës, Rroskovec, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 75 kanabis.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.

Top Channel