Bulevardi i ri, shemben ish-depozitat e çimentos në Tiranë

25/08/2016 00:00

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit realizoi këtë të enjte shembjen me eskploziv të 3 ish-depozitave të çimentos në zonën e njohur si “Treni i Vjetër” në kryeqytet.

Shembja e këtyre strukturave u bë në funksion të zbatimit të projektit për bulevardin e ri të Tiranës.

10 kilogramë eksploziv C4 u përdorën për rrëzimin e 6 kollonave që mbanin betonin special, ndërsa pjesa e mbetur do të shembet me anë të mjeteve të rënda të IKMT-së.

Në mbështetje të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së territorit ishin edhe reparti i xhenios së Forcave të Armatosura, si dhe forcat e rendit të komisariatit numër 3, që siguruan perimentin e zonës duke shmangur incidentet.

Top Channel