Motrat e mrekullueshme Hadid pas pushimeve

24/08/2016 00:00

Nëse dy motrat do të fotografoheshin një vit më parë, atëherë e gjithë vëmendja do të ishte e përqendruar te Gigi Hadid dhe Bella do të prezantohej thjesht si motra e vogël e supermodeles.

Por brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore, 19-vjeçarja ka ecur me hapa gjigant duke krijuar imazhin e saj në botën e modës dhe të “shoëbiz”-it.

Gigi dhe Bella kaluan ditë të bukura pushimi me të dashurit e tyre, ndërsa të martën vajzat kaluan një mbrëmje me familjen e tyre në Los Anxhelos.

Motrat modele si gjithmonë edhe këtë dukeshin të mrekullueshme. Bella ishte veshur me të zeza, ku dekolteja i tregonte gjoksin. Ndërsa Gigi dukej tejet elegante me veshjen e saj.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel