Venecia, banorët shpërthejnë kundër turistëve

19/08/2016 00:00

Banorët e Venecias, në Itali, kanë shpërthyer indinjatën e tyre ndaj turistëve të huaj, të cilët sipas tyre nuk respektojnë rregullat e qytetit.

Kështu, gjatë ditës së sotme, në muret e pallateve të disa lagjeve të qytetit lagunar janë vendosur postera kundër turistëve, të cilëve u bëhej thirrje që të largoheshin.

Posterat kanë qëndruar për një kohë të shkurtër pasi janë hequr nga autoritetet dhe jeta turistike në Venecia ka vijuar “normalisht”.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se raporti problematik mes banorëve dhe turistëve zgjat prej dekadash.

Ata ankohen se të huajt nuk ruajnë higjenën, hedhin mbeturinat rrugëve dhe madje kryejnë marrëdhënie seksuale në publik, duke i ulur kështu qytetit vlerat historike dhe kulturore.

Top Channel