Dëshira për 105-vjetorin e lindjes

19/08/2016 00:00

Për ditëlindjen e një të afërmi të gjithë bëjnë gjithçka për t’i plotësuar dëshirat, aq më tepër kur i afërmi mbush 105 vjeç.

Ivana Smailes është një ndër gratë më të moshuara në botë, por ndryshe nga ato pak bashkëmoshatare që ka, i ka idetë e qarta se çfarë dëshiron si dhuratë për 105-vjetorin e lindjes së vet.

Ajo u kërkoi fëmijëve, nipërve dhe stërnipërve që për ditëlindje t’i dërgonin një zjarrfikës “të nxehtë” me trupin e mbushur me tatuazhe.

U tha, u bë! Gjithë pasardhësit e saj u vunë në lëvizje dhe përmes njohjeve që kishin arritën që t’i plotësonin dëshirën të moshuarës, jo me një, por me pesë të tillë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel