Përplasjet për pronën, Nishani pret krerët e komunitetit himariot

18/08/2016 00:00

Presidenti Bujar Nishani priti këtë të enjte në një takim përfaqësuesit e komunitetit të Himarës, në lidhje me ngjarjet e fundit të verifikuara atje.

Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencës, gjatë takimit përfaqësuesit e komunitetit himariot e njohën kreun e shtetit me shqetësimet e tyre dhe problematikat që kanë të bëjnë me çështjen e pronave.

Nga ana e tij, Nishani i siguroi bashkëbiseduesit se, do të jetë një zë i fuqishëm i tyre, duke përdorur autoritetin e tij publik e institucional.

Presidenti u shpreh se, “kjo është një çështje shumë e ndjeshme, zgjidhja e të cilës jo vetëm do të parandalojë konflikte të panevojshme sociale, por do të mundësojë dhe lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm ekonomik”.

Në këtë këndvështrim, “është i nevojshëm harmonizimi i politikave zhvillimore me ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive dhe trashëgimisë historike e kulturore”, tha Nishani. 

Top Channel