Shkatërron ujësjellësin, arrestohet 48-vjeçari

17/08/2016 09:05

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 48-vjeçar me banim në fshatin Dushk, pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit, për motive pronësie, ka shkatërruar rrjetin e ujësjellësit për 5 familje.

Ky shtetas e ka shkatërruar rrjetin me pretendimin se toka ku kalon ai është blerë nga ana e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale shkatërrim i pronës dhe vetëgjyqësia.

Top Channel