Sandra Bullock pranë martesës…

17/08/2016 00:00

Ka kaluar më shumë se një vit që nga koha kur ata të dy nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin dhe dashuria e tyre sa vjen e bëhet më e fortë.

Një burim për “E! News” ka deklaruar se Sandra Bullock 51-vjeç është gati të martohet me të dashurin e saj fotograf Bryan Randall 49-vjeç.

Sipas thashethemeve që qarkullojnë së fundmi, fotografi është zhvendosur në shtëpinë e aktores në Beverly Hills.

“Ata po shijojnë ditët e fundit të verës me fëmijët derisa shkolla të fillojë”, ka thënë një burim për uebsajtin.  “Ata do të shkojnë në Los Angeles edhe njëherë para se të fillojë shkolla. Gjërat janë shumë serioze mes tyre”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel