Arrestohet peshkatari në Vlorë, plagosi një tjetër me mjete të forta

14/08/2016 00:00

Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e një peshkatari, i cili akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”, për shkak se të shtunën është konfliktuar fizikisht me një tjetër peshkatar për motive të dobëta.

Në pranga ka përfunduar Erlind Lato, 29 vjeç nga Vlora, ndërsa ngjarja mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë rreth orës 16, në vendin e quajtur Triport pranë molit të anijeve. Lato akuzohet se ka goditur me mjete të forta shtetasin 30-vjeçar E.K., edhe ky banues në Vlorë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës, pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Gjendja e tij ka detyruar më pas edhe nisjen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Top Channel