Vokshi tek Pediatria, mbërrin ilaçi për leuçeminë

11/08/2016 00:00

Deputetja Albana Vokshi ishte tek Pediatria e Tiranes për të denoncuar mungesën 3-mujore të një medikamenti për kurimin e leuçemisë tek fëmijët.

Por në fund të vizitës në spital, kryetarja demokrate e komisionit të shëndetësisë doli me një lajm të mirë.

“Ky është një lajm i mirë. Nuk dimë çfarë tenderi është bërë e çfarë procedurash janë ndjekur, por ky është një lajm i mirë për prindërit e fëmijëve”, tha Vokshi.

Deputetët demokratë që ishin të pranishëm gjatë kësaj vizite tha se do ta mbajnë nën vëzhgim situatën që të sigurohen se furnizimi nuk ishte vetëm për show politik.

Top Channel