Aksidentohet me motor, vdes në spital 54-vjeçari

10/08/2016 00:00

Një 54-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të regjistruar pasditen e së martës teksa ka dalë nga rruga duke drejtuar motorin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Libonik- Rëmbec teksa  mjeti tip motor i cili drejtohej nga një person, rreth 54 vjeç, banues në Drithas, ka dalë nga rruga e për pasojë drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda trupore dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të  Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë më dije se 54-vjeçari ka dalë nga rruga thuajse një km larg vendit të njohur si Ura e Drithasit dhe është përplasur me një tabelë duke marrë më tej edhe goditje të tjera ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Por brenda pak orësh 54-vjeçari Arben Miska ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti. Policia ndërkaq ka nisur hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Top Channel