Mijëra të arrestuar në luftën ndaj drogës

10/08/2016 00:00

Masat e rrepta të ndërmarra nga Presidenti i sapozgjedhur Rodrigo Duterte në luftën ndaj drogës, përveçse vrasjeve pa kriter të trafikantëve ka sjellë edhe një mbipopullim të burgjeve të vendit.

Burgje të parashikuara për mbajtjen e 800 të dënuarve, sot kanë mbi 4000 persona të cilët ruhen nën masa të larta sigurie.

Aktivistë për të drejtat e njeriut e kanë krahasuar me skenën e “Purgatorit” të shkrimtarit italian të shekullit të 13-të, Dante Aligierit.

Zyrtarë filipinas kanë bërë të ditur se ky fakt nuk do t’i ndalojë në luftën e nisur nga Duterte, duke premtuar ndërtimin e burgjeve të reja për të përballuar këtë krizë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel