Situata në Maqedoni, Rama: Gati për çdo gjë mundemi

07/08/2016 00:00

Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar gatishmërinë për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve maqedonase për të përballuar situatën e krijuar në shtetin fqinj pas reshjeve të dendura të shiut.

“Ndjekim me dhimbje e shqetësim zhvillimet tragjike në Maqedoni! Gati për çdo gjë mundemi për të ndihmuar vëllezërit, motrat dhe fqinjët tanë!” shkruan Rama në Facebook.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të shteti fqinj, nga ku raportohet për të paktën 20 persona të cilët janë gjetur të pajetë, ndërkohë që rezultojnë edhe 6 të tjerë të zhdukur.

Top Channel