Sulmi në Londër, policia përjashton terrorizmin

04/08/2016 00:00

Sipas Policisë Metropolitane, sulmi i të mërkurës në mbrëmje në qendër të Londrës nuk ka patur motive dhe frymëzim terrorist. Nd.Komisioneri i kësaj policie,  Mark Roëley, deklaron se tashmë rezulton se terrorizmi nuk ka qenë motiv i këtij sulmi, ku  mbeti e vdekur një gua 60-vjeçare me shtetësi amerikane dhe u plagosën pesë shtetas të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në zonën e Russel Square, për koincidencë, shumë afër vendit ku ndodhi sulmi terrorist i 7 korrikut të 2005-ës.

Polica ka konfirmuar se një 19-vjeçar me shtetësi norvegjeze dhe origjinë somaleze është arrestuar, pasi është goditur nga një polic me pistoletë elektrike dhe ndodhet tashmë i arrestuar.

19-vjeçari rezulton me problem mendore dhe kjo shpjegon aktin e tij, sipas zyrtarit te lartë të Policisë. Zona në qendër të Londrës, në afërsi të Muzeut Britanik, ku ka ndodhur sulmi ka shumë hotele dhe është mjaft e frekuentuar nga turistët.

Sulmi ndodhi në ditën kur policia shtoi numrin e patrullimeve të armatosura me njësinë e re antiterror, në kuadër të planeve kundër terrorizmit. Të dielën shefi i policise Metropolitane paralajmëroi se një sulm terroirst në Britani ishte çështje kohe më shumë sesa do të ndodhte apo jo.

Britania prej vitesh ka mundur të shmangë sulmet terroriste si ato në shtete të ndryshme të Europës  kohët e fundit, ku ekspertët e sigurisë ia kushtojnë këtë suksesit dhe efikasitetit të punës së shërbimeve sekrete britanike.

Top Channel