Kultivonin kanabis, 5 në pranga, 1 në kërkim

25/07/2016 00:00

Policia e  Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e  koduar “PREKAL 2016 ” ku janë arrestuar 5 persona si dhe një tjetër është shpallur në kërkim si autor të kultivimit të 609 rrënjë Kanabis në Prekal të Dukagjinit.

Të arrestuarit janë shtetasit, Aleksander Podja , 22 vjeç,  Simon Podja 22 vjeç, Kristjan Cingare, 23 vjeç, të tre banues në fshatin Bardhaj, Edmond Nika 22 vjeç banues në Prekal dhe Vido Dakaj 31 vjeç banues në Hot i Ri. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi  me iniciale B.B 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile Shkodër.

Shtetasve te lartëpërmendur u është dokumentuar veprimtaria e jashtëligjshme e kultivimit të bimëve narkotike dhe konkretisht, kanë kultivuar një parcele me 609 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, në vendin e quajtur “Kodra”, pranë ish gabinës elektrike në fshatin Prekal të Shkodrës.

Lënda narkotike u asgjësua nga forcat e policisë me anë të djegies. Dokumentimi i veprimtarisë së tyre kriminale është bërë pas një hetimi të përbashkët 2-mujor. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 609 rrënjë të dyshuara narkotike kanabis sativa, 6 telefona celulare dhe objekte të tjera.?

Top Channel