Tentuan t’i vjedhin automjetin 20-vjeçarit, 2 të arrestuar

25/07/2016 00:00

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen pasi dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Vjedhjes me dhunë” e mbetur në tentativë dhe “Kanosjes” të kryera në bashkëpunim.

Personat e arrestuat janë shtetasit Elis Lekndreaj , 22 vjeç, banues në lagjen Mark Lula Shkodër dhe K.L, 17 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim 20 vjeçari F.M.

Sipas policisë, këta shtetas në datë 25.07.2016  në bashkëpunim me njëri -tjetrin  në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, kanë kanosur dhe tentuar që ti vjedhin më dhunë automjetin tip “Ford”, shtetasit N.N, 20 vjeç, banues në lagjen Mark Lula Shkodër.

Top Channel