Meta dënon sulmet në Gjermani: Të veprojmë ndaj së keqes

23/07/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shpreh hidhërimin për jetët e humbura në Mynih dhe solidarizohet me Gjermaninë.

“Ndaj dhimbjen për jetët e humbura në Mynih. Terrorizmi goditi përsëri. Lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë. Shpreh solidaritet me familjet që humbën të dashurit e tyre. Solidaritet me autoritetet gjermane dhe kancelaren Merkel”, thotë Meta.

Kreu i Kuvendit shton se është “koha të reflektojmë dhe veprojmë si një bashkësi e së mirës ndaj së keqes”.

“Ngushellimet më të sinqerta familjeve shqiptare që humbën të afërmit nga ky akt barbar”, mbyll reagimin e tij kreu i Kuvendit.

Top Channel