Masakra e Nice-s, akuza qeverisë: S’kishte policë

21/07/2016 00:00

Kishte vetëm një veturë policie, në hyrje të zonës pedonale të Promenade des Anglais në Nice, ku mbërriti kamioni që masakroi turmën e njerëzve që festonin ditën e Bastijes, duke vrarë 84 vetë.

Fakti shqetësues zbulohet nga e përditshmja “Liberation”. Ministri i Brendshem, Bernard Cazeneuve, urdhëroi nisjen e një vlerësimi teknik të aparatit të sigurisë, i cili ka ngjallur polemika të forta mes komunës së drejtuar nga republikanët dhe qeverisë.

Duke cituar një burim policor që ka parë imazhet e videosurvejtimit, “Liberation” pretendon se vetëm një autoveturë e policisë bashkiake gjendej në bulevardin e famshëm buzë detit, në zonën e kthyer në një ishull pedonal mbrëmjen e festës.

E përditshmja, që citon një dëshmitare, thotë se në atë që do të kthehej shpejt në skenën e një kasaphane nuk kishte agjentë në gjendje për të bllokuar rrugën, pasi rreth orës 20:30 ishte bërë një alternim me kolegët e policisë bashkiake.

Në një komunikatë për shtyp Kaznev pranoi  se policia ishte vendosur në hyrje të Promenade des Anglais për të devijuar qarkullimin e për të garantuar kontroll vizual, dhe se ashtu siç ishte parashikuar rreth orës 21:00 ishte zëvendësuar nga ajo bashkiake, pjesëtarët e së cilës janë më pak të armatosur. Duke mbrojtur veten nga akuzat e “Liberation”, se kishte gënjyer publikisht mbi praninë e policisë në hyrje të bulevardit, Ministri i Jashtëm akuzoi gazetën për teori konspirative dhe kujtoi se disa policë heronj, të cilët qëlluan për vdekje agresorin, ishin staicionuar në brendësi të Promade Des Anglais.

Top Channel