Durrës, aksident me dëme materiale në zonën e plazhit

19/07/2016 00:00

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar rreth orës 16 të pasdites së kësaj të marte në rrugën “Pavarësia”, në zonën e plazhit në Durrës.

Të përfshira në aksident kanë qenë një automjet tip “Jeep”, me targa DR 2778 F, dhe një furgon pasagjerësh. Prej tij, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, përveçse dëme materiale.

Sipas personit që na dërgoi pamjet në rubrikën “Ti Raporton”, shkak i aksidentit ka qenë kthesa e pakontrolluar e fugonit dhe njëkohësisht shpejtësia tej normave e mjetit tjetër, që në atë moment nuk ka mundur të frenojë duke u përplasur.

Policia ka shkuar në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve dhe për të normalizuar gjendjen e trafikut të krijuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel