Freski “Portokalli” në verë

18/07/2016 00:00

Trupa e  spektaklit “Portokalli” ka mbushur mbrëmjen e së dielës qendrën historike të qytetit të Gjirokastrës. 

Në këtë shesh ata sollën për rreth 2 orë numra të zgjedhur të sezonit të fundit, muzikë dhe improvizime të çastit.

Qytetarë të Gjirokastrës dhe pushues nga brenda dhe jashtë vendit, ndoqën me interes shfaqjen, e cila u dha mundësinë të përballen “live” me aktorët e tyre të preferuar.

Aktorët u shprehën të kënaqur rreth atmosferës së krijuar gjatë spektaklit në natyrë të hapur, megjithë frikën se shiu mund të anulonte gjithçka.

Rezart Veleshnja, aktor: Ishte një atmosferë e shkëlqyer. Gjirokastra na priti shumë mirë.

Erdit Asllanaj, aktor: Jam i emocionuar që jam në qytetin tim sot. Edhe njëherë në Gjirokastër treguam mikpritjen dhe një atmosferë të jashtëzakonshme. Uroj dhe shpresoj që edhe në shfaqjet në Vlorë e Fier të jetë e njëjta atmosferë.

Marin Orhanasi, aktor: Një shfaqje e mirë dhe mikpritje e madhe. Patëm frikë se mos do fillonte shiu, por Zoti na kurseu, kurse gjirokastritët nuk u kursyen fare as për të na mikpritur dhe as për të duartrokitur.

 “Portokalli” do të udhëtojë në datën 20 korrik në qytetin e Vlorës.

Top Channel