PD: Mentaliteti i sunduesve, forma e qeverisjes në 3 vite

16/07/2016 00:00

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike thotë se prej 3 vitesh vendi po qeveriset me një mentalitet sundues dhe sipas kësaj partie, ky mentalitet është e vërteta e përpjekjes së Edi Ramës për të mos bërë Reformën në Drejtësi, por për ta kapur drejtësinë, për ta vënë nën vete, për ta asgjësuar si pushtet të pavarur.

“Lepuri i madh i hajdutërisë e korrupsionit ka gjetur strehë në barkun e Edi Ramës, ndaj ai nuk do drejtësi, por gjykatës e prokurorë që do të mbyllin dosjet e tij të panumërta të korrupsionit.”, akuzon PD me anë të zëdhënëses së saj, Ina zhupa.

Në deklaratë, PD thotë se Edi Rama qëndron në krye të një bande që mendon se ka pushtet absolut e nuk njeh asnjë institucion të pavarur.

“Edi Rama, i cili jo vetëm frymëzon e shpërblen aktet si këto të Bushatit, Tahirit e Veliajt, por ai vete është në vijën e parë të sulmit e shantazhit kriminal ndaj gjykatave, prokurorëve e institucioneve që nuk mendojnë si ai, që nuk marrin vendimet që dëshiron ai”.

Top Channel