Meta: Stabiliteti i Turqisë, i rëndësishëm për rajonin

16/07/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka shprehur solidaritetin e tij me popullin turk dhe autoritetet legjitime te vendit për kapërcimin me sa më pak kosto të situatës së rëndë të krijuar nga tentativa për grusht shteti.

“Shmangia e gjakderdhjes dhe rikthimi i rendit kushtetues janë tejet të rëndësishme për stabilitetin e Turqisë dhe të gjithë rajonit”, tha Ilir Meta.

Kryetari i Kuvendit i bashkohet thirrjes së komunitetit ndërkombëtar për qetësimin e situatës, rikthimit te normalitetit dhe mbështetjes  për udhëheqësit dhe institucionet legjitime të dala nga vota e popullit turk.

Top Channel