Dita e Bastijes në Francë, parada ushtarake në “Champs Elysees”

14/07/2016 00:00

Për Francën, 14 korriku simbolizon ditën e unitetit të popullit francez, festën e pavarësisë, njëkohësisht e njohur edhe si dita e Bastijes. Këtë vit, vendi festoi përvjetorin e 226 të pavarësisë me një festë që tashmë është kthyer në një traditë.

Parada ushtarake u zhvillua në “Champs Elysees”, pjesë e së cilës janë forca ushtarake detare, tokësore dhe ato ajrore. Avionët “MIG 19” pushtuan qiellin me ngjyrat e flamurit francez.

E gjithë bota e njeh paradën ushtarake të 14 korrikut në Francë, si më e madhja dhe më e rregullta, ku thuajse të gjitha lëvizjet dhe manovrat janë të sinkronizuara. Festimet u finalizuan me një grup të rinjsh, të cilët të veshur me ngjyrat blu, e bardhë dhe e kuqe, formuan flamurin francez dhe kënduan himnin e Marsejezës.

Në nder të Zelandës së Re dhe pjesëmarrjes se Australisë në Luftën e Parë Botërore, si pjesë e Commonëealth-it britanik, Hollande kishte ftuar një kontigjent trupash të Zelandës dhe 140 ushtarë australianë për t’u bashkuar me paradën.

Po ashtu, të ftuar nderi ishin shefi i Wellingtonit dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Top Channel