Grabitja në Rinas, të arrestuarit mbeten në burg

14/07/2016 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka bërë rivlerësimin e masave të sigurisë për 4 personat e arrestuar pas grabitjes së rreth 1 milion eurove në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas. Ky rivlerësim u bë për shkak se çështja u transferua për hetime të mëtejshme nga Prokuroria e Krujës tek ajo e Krimeve të Rënda.

Kështu, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë të pandryshuar masat e sigurisë “arrest me burg” për Arben Karafilin, shefi i kompanisë së sigurisë së Rinasit, ICTS, Bledar Blloshmin dhe Fadil Jonuzajn, agjentë të ICTS dhe Kujtim Picarin, shoqëruesin e vlerave monetare.

E njëjta gjykatë ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike për Vangjel Nikollën, drejtorin e Shërbimeve Aeroportuale.

Dy javë pas kësaj grabtjeje që cënoi rëndë sigurinë e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend, ende nuk ka asnjë të dyshuar si autor të grabitjes së vlerave monetare.

Top Channel